ARKATANA

Ftohtë, erë e reshje bore, moti për sot dhe ditët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të jetë ftohtë, me erë e reshje bore kohëpaskohe. Të mërkurën kthjellime e shumë ftohtë, derisa nga premta priten sërish reshje shiu, raporton Express.

Ditën e martë ftohtë, me erë e reshje bore kohëpaskohe. Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore. Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime. Nga e enjta mbrëma dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.

Moti me shi dhe dëborë, si dhe fuqizimi i erës në ditët e ardhshme, sërish shjell tek një përmirësim të gjendjes së cilësisë së ajrit, pas përkeqësimit në fundjavë. Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Kohëpaskohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes. Kryesisht kthjellët.

Fundamenti

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten. Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.