UBT

Ftohje, kollë, grip: Recetat me xhenxhefil për të zgjidhur sëmundjet e zakonshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nëse vazhdimisht vuani nga ftohjet dhe kolla që nuk mund t’i rezistoni dhe ilaçet konvencionale nuk kanë asnjë efekt, duhet t’i provoni këto receta të thjeshta natyrale, që mund t’i përgatisni vetë, të cilat receta jua forcojnë sistemin tuaj imun dhe lehtësojnë simptomat.

LIMON, XHENXHEFIL DHE MJALTË NË KAVANOZ

Përbërësit e nevojshëm: Mjaltë të papërpunuar; 2 limonë; 2 pjesë xhenxhefil të freskët. Udhëzimet: Pastroni xhenxhefilin dhe limonët; Pastaj i copëtoni. Xhenxhefilin dhe shtresat e limonit i vendosni në një kavanoz. Përzierjen e fituat nga përbërësit ta ruani në frigorifer.

SI TA KONSUMONI:

Porsa të vëreni shenjat e para se ftohjet po paraqiten, konsumoni 2-3 lugë të përzierjes.

ÇAJ XHENXHEFILI

Uji Dea

Përbërësit e nevojshëm: 1 gotë me ujë; Lëng limoni; Xhenxhefil të freskët; Mjaltë.

UDHËZIMET:

Në fillim, pastrojeni mirë xhenxhefilin. Më pas, e copëtoni në pjesë të vogla. Hidhni pjesët e xhenxhefilit që të zihen në një gotë me ujë. Mund të shtoni mjaltë apo limon.

SI TA KONSUMONI:

E pini këtë çaj 3-4 herë në ditë, për të trajtuar kongjestionin dhe kollën.

(Kosova Sot)