Mobi Casa

Ftohja virusale duhet të kurohet për të paktën shtatë ditë: Përndryshe, mund të shfaqen komplikime dhe sëmundje më të rënda

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është stina e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes

Ditët e fundit shumë persona ankohen për sulme të kollitjes që nuk qetësohen dhe as nuk mund të lehtësohen me preparatet në dispozicion.

Kolla është gjithmonë një simptomë që duhet marrë seriozisht dhe duhet të konsultoheni me mjekun në kohë.

Kolla e zgjatur është më së shpeshti rezultat i infeksionit respirator. Nëse shoqërohet me simptoma të tjera, veçanërisht te fëmijët, duhet patjetër të konsultoheni me një pediatër, transmeton Telegrafi.

Por kur ke pasur një infeksion të frymëmarrjes të shoqëruar me ethe, rraskapitje dhe gjithçka që ndodh në këtë periudhë të vitit, dhe që të gjitha kanë kaluar, por ka mbetur vetëm kolla – mushkëritë tuaja janë të pastra, sepse mjeku ju ka ekzaminuar, pasqyra e gjakut ju është e mirë – me shumë mundësi, kolla është rezultat i vetë virusit, i cili ka prekur epitelin e frymëmarrjes dhe tani sistemi juaj i frymëmarrjes reagon shumë më dhunshëm ndaj të gjithë stimujve, se sa ka reaguar më herët.

Mobi Casa

Kolla ndonjëherë zgjat deri në një muaj

Për të hequr qafe këtë kollë të vazhdueshme duhet kohë, për disa një muaj, për të tjerët edhe më shumë, por është e nevojshme të vazhdohet me terapi simptomatike, të pini shumë pije të ngrohta dhe të merrni tableta që anesteziojnë sistemin e frymëmarrjes në mënyrë që të nuk reagon me dhunë.

– Por çdo kollë tjetër që nuk ka lidhje me një infeksion respirator duhet të ekzaminohet për të gjetur se çfarë është në themel të saj – vënë në dukje mjekët.

Rritja e numrit të pacientëve me pneumoni

Është pikërisht për shkak të këtyre problemeve që virusi duhet të minimizohet. Për të mos përfunduar në një situatë ku jemi duke trajtuar një sëmundje shumë më të rëndë, çdo virus duhet të largohet së paku për shtatë ditë, e ndonjëherë edhe më shumë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.