RCCOLA

Ftohet të kandidojë për president të Republikës?

/ 2 minuta lexim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka takuar të enjten shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në takim është folur për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe për çështjen më të nxehtë të momentit, atë të Presidentit të ri të vendit.

Agjencia e lajmeve NOA.al mëson se takimi është zhvilluar mes Arvizut dhe Kadaresë në një lokal të njohur i cili gjendet vetëm pak metra larg ambasadës amerikane në Tiranë dhe ka zgjatur një orë e gjysmë nga ora 11.00 deri në 12.30.

Fundamenti

“Besohet se Arvizu i ka propozuar shkrimtarit Ismail Kadare, që të pranojë kandidaturën për të qenë ai presidenti i ri i vendit, një kërkesë kjo që në fakt Kadare i ka ardhur disa herë gjatë këtyre dy dekadave. Por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar”, shkruan NOA.al.

Lajmin për takimin e konfirmoi edhe Kadare, por ai ishte i prerë në deklaratën se nuk është folur për një kandidim të mundshëm të tij. Kadare tha se ai nuk ka asnjë plan për të kandiduar për president. Gjithsesi mbetet në ditët në vazhdim të mësohet se kush janë emrat që kandidojnë zyrtarisht në Kuvend dhe cili do të jetë kryetari i ri i shtetit. /Telegrafi/