FITORJA

Ftesa nga Thaçi, Haziri tregon se a do të shkojnë te presidenti për konsultime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë kësaj jave presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i ftojë krerët e partive politike në vend për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së re, pas rrëzimit të asaj që drejtohet nga Albin Kurti.

Mirëpo, ende pa i dërguar këto ftesa, tashmë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shkojë në konsultime me presidentin, pasi duan zgjedhje, meqë kështu e thotë Kushtetuta e Kosovës.

Ndërsa, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ende nuk dihet nëse do t’i përgjigjen ftesës së kreut të shtetit për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhjeje për formimin e qeverisë së re, duke evituar mbajtjen e zgjedhjeve.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për Gazetën Insajderi, se ai nuk do të merret me këtë proces.

Madje, ka theksuar se ai që e ka shkaktuar këtë krizë le të merret edhe me zgjidhjen e saj.

Hidromorava

“Nuk merrem me këtë proces të ri unë”, ka thënë shkurt nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Mbrëmë zyra e presidentit bëri të ditur se ende nuk janë dërguar ftesat për liderët e partive politike për konsultime.

“Njoftimi nga Kuvendi ka ardhur të premten në fund të orarit të punës dhe për këtë ka qenë e pamundur që të ftohen për të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive parlamentare. Ata do të ftohen nga presidenti në ditët e ardhshme për konsultime”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti u rrëzua të mërkurën pas ngritjes së mocionit të mosbesimit nga partneri i koalicionit qeverisës, LDK-ja, mocion ky që mori 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Tani mbetet të shihet nëse udhëheqësit e partive politike do të merren vesh për krijimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje apo do të dakordohen për një datë pas kalimit të pandemisë COVID-19, për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.