UBT

Ftesa e vonuar e kryeministrit!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ftesa e kryeministri të Republikës, Isa Mustafa, të bërë partive opozitare për dialog, po konsiderohet e vonuar nga analistët politikë. Ata thonë se subjektet opozitare nuk duhet ta shohin ardhjen në pushtet përmes anulimit të këtyre marrëveshjeve, njëjtë sikurse partitë në pushtete nuk duhet ta shohin mbetjen aty përmes realizimit të tyre. Ndonëse i pari i ekzekutivit në letrën e tij për opozitën ka caktuar edhe orën kur mbahet takimi, opozita i është përgjigjur kundër, duke dyshuar në sinqeritetin e Isa Mustafës.

Ftesa e kryeministrit Mustafa për dialog sipas analistit Artan Muhaxhiri, është tentimi i parë politik për të ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së deritashme të krizës.

ARKATANA

Ai thotë se presioni i madh publik dhe politik që është bërë ndaj kryeministrit ka rezultuar me këtë ofertë, e cila është e vonuar dhe është dashur të bëhej që në fillim të krizës. “Prandaj, ajo është dashur të jetë më e detajuar sa i përket formatit të dialogut dhe mënyrës së ballafaqimit të argumenteve. Sidoqoftë, aspekti pozitiv i kësaj ftese qëndron në faktin se ajo, nominalisht, ofron realizimin e një dialogu pa qenë përjashtuese ndaj asnjë opsioni eventual. Pra, nuk ka kufizime paraprake dhe potencialisht e krijon një hapësirë që opozita t’i paraqesë argumentet e saja edhe para ekspertëve ndërkombëtarë që pritet të jenë pjesë e ndërmjetësimeve”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.