Hidromorava

FSK zbarkon për herë të parë jashtë Kosovës

/ 2 minuta lexim

Forcat e Sigurisë së Kosovës zbarkojnë sot për herë të parë jashtë vendit, për të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me forcat e tjera ushtarake rajonale.

Dy kontingjente me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të dislokohen – një në Shqipëri, një në Maqedoni – për të dëshmuar aftësitë në raste të reagimit të emergjencave.

Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati, tha sot se pret që vitin e ardhshëm pjesëtarëve të tij t’iu mundësohet të marrin pjesë në misione paqeruajtëse apo edhe humanitare, në kuadër të ombrellës së NATO-s, apo edhe të tjera.

Fundamenti

“Ne kemi bërë kërkesat tona edhe në NATO, edhe te SBBA-të, edhe te miqtë tanë tjerë ndërkombëtarë, që synim i joni për vitin e ardhshëm është që të marrim pjesë, krah për krah me ushtritë tjera, në operacione humanitare, operacione paqeruajtëse, të udhëhequra nga NATO, BE-ja apo OKB-ja”, tha komandanti i FSK-së.

Dy kontingjentet ishin bërë gati për nisje të dielën nga kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ndërsa për t’i përcjellë kishte dalë personalisht komandanti i tyre.
Gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati uroi që pjesëtarët e këtyre njësive të jenë ambasadorë të vërtetë të vendit./Indeksonline/