Eko Higjiena

FSK synon të jetë pjesë e NATO-s

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit “Isa Boletini në Mitrovicë, deklaroi se formimi i ushtrisë nuk synon të rrezikojë askënd, por ajo do të jetë një forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Duke falënderuar për kontributin e të gjithë aktorëve relevantë dhe parlamentarët për aprovimin e tri ligjeve për transformimin e FSK-s në ushtri të Kosovës, gjeneral Rama theksoi se FSK-ja me mision të ri në të ardhmen do të jetë forcë paqeruajtëse.

“Nuk është qëllimi ynë ta rrezikojmë dikë, dhe mbi bazën e këtij parimi, kemi pasur këto dy vitet e fundit, angazhim të madh njoftues në kryeqytet më të mëdha evropiane, ku qëllimi dhe synimi ynë ishte njoftimi për së afërmi me procesin e transformimit të FSK-së”, u shpreh ai.

ARKATANA

Gjeneral Rama theksoi se FSK-ja ka për objektiv që në të ardhmen të jetë pjesë e strukturave të NATO-s. Duke folur për shkollimin, trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së, ai tha se djemtë dhe vajzat e FSK-së, kudo që kanë marrë pjesë, kanë qenë më të mirët, duke numëruar shtetet si SHBA, Gjermania, Turqia, Shqipëria, etj.

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-n, ne kemi një ekip Këshillues në FSK, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë dhe çdo gjë e bëjmë mbi bazën e standardeve të NATO-s”, tha ai. Në fund nga studentët dhe stafi akademik ju parashtruan shumë pyetje komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, që kishin të bënin me inkuadrimin e të rinjve në radhët e FSK-së, me mundësitë e shkollimit, trajnimit dhe perspektivën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.