FSK nis ushtrimin fushor “Partnerët 2019” në Kamenicë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, kanë filluar të hënën të realizojnë ushtrimin fushor “Partnerët 2019”, që ka të bëj me testimin e kapaciteteve emergjente, në rast se ballafaqohemi me to.

Fillimisht është mbajtur mbledhja e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, i kryesuar nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati, ku u paraqitën situatat e inskenuara të tërmetit dhe u koordinuan veprimet konkrete për reagim.

Tërmeti u inskenua në ambientet e shkollës së mesme në Kamenicë, dhe të gjithë mekanizmat relevant kanë testuar kapacitetet e tyre në raste emergjente.

Uji Dea

Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim Pajtesa Kryeziu tha se ky ushtrim ka qenë më se i nevojshëm për komunën dhe përgjatë këtyre tri ditëve do të ketë edhe inskenim të situatave të tjera.

“Ky ushtrim fushor nga FSK do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme dhe do të intervenohet edhe në 10 situatat të tjera. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është angazhuar që të gjitha situatat të koordinohen ashtu siç duhet me ekipet reaguese emergjente”, tha ajo./rajonipress/