HW

FSK nderon me mirënjohje Muhamet Ajrullahun të “AR KATANA”: Vlerësim që forcon përkushtimin dhe profesionalizmin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Nderimi nga FSK është një mesazh i qartë se kontributi serioz, korrekt dhe i vazhdueshëm mbetet themel i forcimit të sigurisë dhe vlerave shtetërore. Vlerësimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës për Muhamet Ajrullahun është më shumë se një mirënjohje formale, është një sinjal i fuqishëm se puna serioze, integriteti dhe përkushtimi prodhojnë besim dhe rezultate konkrete.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar me mirënjohje Muhamet Ajrullahun, pronar i kompanisë “AR KATANA”, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm.

Ky akt simbolizon respektin institucional dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet FSK-së dhe sektorit privat, duke dëshmuar rëndësinë e partneritetit në shërbim të interesit publik.

“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia më të sinqerta ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës për këtë vlerësim të veçantë. Kjo mirënjohje përfaqëson një nder të madh personal dhe profesional, si dhe një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe të rëndësisë së bashkëpunimit të qëndrueshëm në funksion të së mirës së përgjithshme,” ka deklaruar Ajrullahu.

Ai ka theksuar se ky vlerësim përbën një motivim të fuqishëm për të vijuar angazhimin me standarde të larta profesionalizmi, përgjegjësie dhe integriteti, duke kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe dinjitoze në fusha ku veprimi konkret dhe bashkëpunimi institucional krijojnë vlera afatgjata për vendin.

Fundamenti

“Duke e çmuar lart misionin, rolin dhe sakrificën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbetem i përkushtuar që edhe në të ardhmen të jap kontributin tim me seriozitet, korrektësi dhe respekt të ndërsjellë,” ka përfunduar Ajrullahu.

Ndryshe nderimi nga FSK është një mesazh i qartë se kontributi serioz, korrekt dhe i vazhdueshëm mbetet themel i forcimit të sigurisë dhe vlerave shtetërore.

Vlerësimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës për Muhamet Ajrullahun është më shumë se një mirënjohje formale, është një sinjal i fuqishëm se puna serioze, integriteti dhe përkushtimi prodhojnë besim dhe rezultate konkrete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.