FIDANISHTJA

FSK mund të shndërrohet në Forcë të armatosur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen, në bazë të strukturës së marrëveshjes së 19 prillit të arritur në Bruksel, FSK-ja të shndërrohet në Forca të armatosura.
Kështu deklaroi në Prishtinë kryetarja e Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marit Nybakk. Ndërsa marrëveshja e dy kryeministrave, sipas saj, nuk do të sjell paqe vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin, transmeton RTK.

Në Prishtinë po qëndron një delegacion i Asamblesë së NATO-s, të cilët po takohen me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Pas takimit me kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, Marit Nybakk, kryesuese e këtij delegacioni, tha se marrëveshja e Brukselit do të sjellë siguri për Kosovën e tërë rajonin.

ARKATANA

“Shpresoj se marrëveshja e Brukselit do të reflektojë në stabilitet paqe dhe siguri për Kosovën, Serbinë dhe rajonin në Ballkanin perëndimor”, tha ajo.

E pyetur se kur FSK-ja do të jetë ushtri, Nybakk nuk e përjashtoi mundësinë që kjo çështje, të jetë pjesë e marrëveshjes së Brukselit

“Një nga hapat përpara, në strukturën e marrëveshjes së Brukselit është mundësia e shndërrimit eventual të FSK-së në forca të armatosura. Kur dhe si nuk mund të ju them, por ky do të jetë edhe një hap përpara”, tha Nybakk. /Telegrafi/