Eko Higjiena

FSK mbanë ushtrime fushore në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Është nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi mes FSK-së dhe komunës së Vitisë, respektivisht Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Siguri Emergjente, për zhvillimin e ushtrimeve fushore në komunën e Vitisë, gjegjësisht në fshatrat e rajonit të Letnicës.

Me këtë rast, është arritur edhe një marrëveshje për shfrytëzimin e hapësirës tokësore dhe pronës shoqërore në komunën e Vitisë në lokalitetet Letnicë, Shoshare, Vërnakollë, Vernez etj.

Uji Dea

Këto ushtrime ushtarake do të zhvillohen nga 23 deri më 25 shtator, ndërkohë njoftohen qytetarët që të jenë në dijeni dhe të mos krijohet panik nga gjuajtjet që do të behën në kuadër të këtyre ushtrimeve, pjesë e së cilës do të jetë edhe KFOR-i amerikan./rajomnipress/