UBT

FSK-ja në stërvitje me ushtritë e vendeve të rajonit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfundoi me sukses stërvitjen kryesore në Ushtrimin e përbashkët “Shared Resilience 13”, që po mbahet në Pepelishtë të Republikës së Maqedonisë, nga data 27 maj dhe do të përfundojë më 7 qershor të këtij viti.

Përrmbylljen e operacionit e vizituan delegacione të ministrive të Mbrojtjes të vendeve pjesmarrëse. Në këtë stervitje perveç vendit nikoqir dhe organizator pra Republika e Maqedonisë, morën pjesë kontigjentet e Sllovenisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Ushtrimi fushor ‘Shared Reseilence 13’ u realizua duke u bazuar në skenarë të operacioneve për tu përballur me fatkeqësi natyrore dhe ndihmë humanitare, nën përkujdesjen e NATO- Komanda e Bashkuar Amerikane për Evropë dhe Kombeve të Bashkuara (UN), në të cilin u demostrua ndërveprimi i ushtrive dhe organizatave tjera në regjion, thuhet në një kumtesë të FSK-së.

Gjeneral brigade Gëzim Hazrroli, zëvendëskomandant i Forcave Tokësore të FSK-së, i shoqëruar nga kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, shef i Departamentit mjeksësor në Ministrinë për FSK dhe kolonel Gjejms Kot, atashe amerikan pranë ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ishin në mesin e personaliteteve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse të cilat vizituan pjesë të këtij operacioni.

Fundamenti

Gjeneral Hazrolli, përgëzoi Kontigjentin e FSK-së e përbërë nga pjesëtarë të Kompanisë së Mjekësisë dhe të Task Forcës së Kërkim Shpëtimit, për rezultatet e treguara, për motivimin e lartë dhe përkushtimin gjatë kryerjes së detyrave.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura të kontigjenteve pjesëmarrëse dhe me theks të veçantë foli për rolin dhe suksesin e treguar të Kontigjentit të FSK-së në ushtrimin “Shared Resilience 13”. Ministri Xhaferi tha gjithashtu se bashkëpunime me Kosovën, përkatësisht me Ministrinë e FSK-së është i shkqlyeshëm dhe i terë bashkëpunimi është i përcaktuar edhe me marrëveshjen bilateral ndërmjet dy ministrive.

Gjatë këtij muaji FSK-ja, përkatësisht kontigjentet e zbarkuara në operacione kanë marrë pjesë pos këtij në Maqedoni edhe ne Republikën e Shqipërisë. Të dyja këto ushtrime dhe stërvitjet nëpër të cilat po kalojnë njësitë e FSK-së në operacione të përbashkëta janë tregues se FSK-ja është partner i suksesshëm e cila ka kapacitete reale reaguese.