Fundamenti

FSK-ja, në pritje të misionit të ri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

5 shtete të botës, pjesë e NATO-s, po shkollojnë ushtarakët e Kosovës. Ndërsa 1100 të tjerë po trajnohen në Akademitë e shteteve të ndryshme, qoftë në trajnime grupore apo individuale.

Edhe pse ende nuk është ushtri, kadetët e saj janë pjesë e Akademive ushtarake të Kroacisë, Gjermanisë, Turqisë e Maqedonisë si dhe së shpejti do të bëhen pjesë e Akademisë më të mirë në botë WestPoint, raporton KTV.

Forca ka vazhduar punën, ndonëse pa mandat dhe me shumë dilema rreth të ardhmes.

Komandat i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama ka hequr dilemat se forca nuk do të ketë ndarje etnike dhe, sipas tij, ajo është ndërtuar me rregulla të NATO-së dhe modeli i saj është ai i Ushtrisë Amerikane.

FIDANISHTJA

Gjenerali i FSK-së ka thënë se nëse vazhdon epilogu i pazgjidhur i të ardhmes së tyre, mund të bie morali i trupave të Forcës që, sipas tij, ka punuar mjaftë për të ndërruan mision.

Në momentin kur Forca do të shndërrohet në ushtri, ai thotë se kanë marrë garancionin nga Ministria e Financave që çdo vit buxheti i forcës do të rritet nga 5.5 milionë euro, transmeton Koha.net.

Sa i përket pajisjes me helikopterë, Komandanti i FSK-së ka thënë se kjo është çështje nacionale, derisa ka theksuar se forca ka përfituar disa autoblinde donacion prej Ushtrisë Turke, por ka në plan të blejë edhe vetë disa të tjera, për çka ka ndarë buxhetin mbi 3 milionë euro.

http://koha.net/?id=27&l=91779

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.