Mobi Casa

FSK-ja në gjendje gatishmërie të ndihmojë në masat për parandalimin e pandemisë COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është vënë në gjendje gatishmërie Batalioni i Mjekësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot gjeneralin Rrahman Rama, me të cilin kanë biseduar rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.

ARKATANA

Në një postim të ministrit Zemaj thuhet se gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situate. “Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie Batalioni i Mjekësisë, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës. E falënderova gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyer, gatishmërinë e tij dhe FSK-së për ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit”, ka thënë Zemaj.

Zemaj tha se Ministria e Shëndetësisë do të përkrahë FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje mjekësore. “Me ushtarët tanë vajzat e djemtë FSK-së dhe së bashku me të gjithë qytetarët do të triumfojmë në luftën me pandeminë”, ka thënë ai. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.