Fundamenti

FSK-ja institucioni më i besueshëm për qytetarët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pas publikimit të edicionit të nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë, dhe pas publikimit të rezultateve; del se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit (2019) doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë (81%) në vend, për qytetarët e Kosovës.

“Barometri Kosovar i Sigurisë është një mjet i veçantë, përmes të cilit Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mat perceptimet publike në Kosovë.

Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë përbëhet nga dy kapituj. Derisa, kapitulli i parë mat perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal; kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Hidromorava

Sipas anketimit të qytetarëve edhe këtë vit del se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar nga të gjitha institucionet që Barometri ka matur në këtë edicion, mbi 81 për qind të qytetarëve. Po ashtu Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.