UBT

FSK i bashkëngjitet aksioneve për t`i ndihmuar qytetarët gjilanas

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Forca e Republikës po luan rol të veçantë në ngritjen e kapaciteteve tona për përgatitjen profesionale, në rast eventual të eskalimit të situatës ndaj pandemisë. Përjetësisht falënderues njësisë së FAR, për përkushtimin e tyre në zbatimin e detyrave në mbrojtje të jetës së qytetarëve, në raste të situatave të krizave apo emergjencave, dhe gatishmërisë së saj për të bashkëpunuar me nivelin lokal ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Nuk ka nderë e krenari me të madhe sesa ta shohim Forcën e Sigurisë së Republikës duke iu bashkangjitur aksioneve për t’i ndihmuar qytetarët, ku me ketë po rritet krenaria dhe përkushtimi ynë ndaj atdheut.

UBT

Forca e Republikës po luan rol të veçantë në ngritjen e kapaciteteve tona për përgatitjen profesionale, në rast eventual të eskalimit të situatës ndaj pandemisë. Përjetësisht falënderues njësisë së FAR, për përkushtimin e tyre në zbatimin e detyrave në mbrojtje të jetës së qytetarëve, në raste të situatave të krizave apo emergjencave, dhe gatishmërisë së saj për të bashkëpunuar me nivelin lokal.

Gjithashtu, falënderim të veçantë për kompaninë e sigurimit “SAS”, me pronar z. Din Dalipi, i cili me tërë kapacitetin e kompanisë së tij po angazhohet në QKMF-të e Gjilanit dhe kudo që bëhet fjalë për asistim dhe menaxhim të situatës. Ky angazhim dhe vullnet, do të bëjë të mundur në luftimin e përbashkët ndaj këtij armiku të padukshëm./rajonipress/