Uji Dea

FSK edhe dy vjet vetëm FSK

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Prishtinë – Përderisa zyrtarët në Kosovë paralajmërojnë janarin e vitit 2014 për të dalë me një propozim për ndryshim misioni të Forcës së Sigurisë, autoritet e NATO-s nuk e mohojnë më që FSK edhe për dy vjet të tjera do të mbetet me mision të njëjtë. Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu i ka thënë Radio Kosovës se autoritet kosovare janë zotuar se nuk do të bëjnë asnjë vendim për ndryshim misioni pa u aprovuar nga NATO.

Me kapacitete të plota operacionale, por me mision të njëjtë Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdoj të shërbej të paktën edhe dy vite. Këtë nuk e kanë mohuar autoritet e NATO-s në Bruksel dhe as ato të Qeverisë në Prishtinë.

Autoritet në Kosovë ende nuk i kanë kërkuar NATO-s ndonjë afat kohor kur do të fillohet të diskutohet për transformimin e kësaj force në ushtri të Kosovës. Për më tepër këtij termi vazhdojnë t’i shmangen gjithnjë e më tepër të dyja palët.

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu i ka thënë Radio Kosovës se deri më tani askush nuk ka diskutuar për ndonjë afat kohor rreth ndryshimit të misionit të FSK-së.

Krejt çka është vendosur deri më mes NATO-s dhe të Qeverisë së vendit tani sipas Lungescut është një zotim që këta të fundit i kanë dhënë organizatës veriatlantike se nuk do të ketë asnjë propozim apo hap për ndryshimin e misionit të FSK-së pa marr më parë pëlqimin e NATO-s.

“Ministri i FSK-së Agim Çeku ka bërë një zotim që ndryshimet do të bëhen vetëm pasi ato të jenë prezantuar partnerëve të saj në NATO dhe NATO mirëpret këtë zotim për konsultime paraprake”, ka thënë Lungescu.

Mobi Casa

Autoritet në Prishtinë gjithashtu nuk flasin për afatet duke vazhduar të anashkalojnë natyrën e propozimit.

Drejtori i Departamentit të Informacionit në Ministrinë e FSK-së Ibrahim Shala thotë se rishikimi i sektorit të sigurisë do të nxjerr një rekomandim për qeverinë për misionin e ardhshëm të FSK-së.

“Rishikimi i sektorit strategjik të sigurisë është në zhvillim e sipër. Propozimet që do të dalin nga ky rishikim do t’i paraqiten në formë rekomandimi qeverisë së vendit. Ato do të jenë gati në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Shala.

Por, sipas Shalës rekomandimet nuk janë të parapërcaktuara. Megjithatë ai nuk ka sqaruar nëse kjo nënkupton se nuk është vendosur ende që propozimi të jetë gjithsesi transformim në ushtri.

“Propozimet nuk janë të paracaktuara . Ato do të dalin nga vetë procesi. Pra rishikimi do të gjeneroj propozimin”, i ka thënë Shala Radio Kosovës.

Mandati i FSK-së parasheh një forcë me aftësi të plota operacionale për të kryer operacione të mbrojtjes civile dhe ndihmuar autoritetet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. Ligji për FSK-një parasheh që një rishikim i plotë i mandatit të saj do të bëhet jo më herët se pesë vite nga hyrja në fuqi e këtij Ligji, e 5 vite që kur ky ligj ka hyrë në fuqi e janë bërë në mars të këtij viti.(koha)