FSK do të bëhet me flotë ajrore

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku vazhdon të tregohet i rezervuar kur është në pyetje transformim i FSK-së në ushtri të rregullt. Edhe gjatë raportimit tek mbikëqyrësit parlamentar, ai ka hezituar të flasë për këtë çështje por edhe deputetët janë kujdesur që të mos e “ngucin” shumë në këtë drejtim.
Por pavarësisht kësaj Çeku nuk ka mundur t’i shmanget pyetjeve të gazetarëve rreth të ardhmes së FSK-së. Ai me këtë rast ka thënë se janë në fazën e rishqyrtimit të nevojave të Kosovës në aspektin e sigurisë, duke mos e përjashtuar mundësinë që FSK-ja do të bëhet me flotë ajrore.
Rekomandimet për sektorin e sigurisë, sipas tij do t’i dorëzohen Qeverisë dhe më pas do të jetë në dorën e kryeministrit që të vendos se si do ta quajë pasardhësen e FSK-së.(Tribuna)