ARKATANA

FSK brenda 10 vjetëve transformohet në ushtri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të transformohet në ushtri brenda një periudhe 10-vjeçare, me një staf dyfish më të madh sesa ka aktualisht dhe nuk do të jetë kërcënim për asnjë nga vendet e rajonit. Kështu ka thënë dje ministri i FSK-së, Haki Demolli, në raportimin e tij në Komisionin për Punë të Jashtme.

Megjithatë, kjo do të jetë e mundur që të ndodhë vetëm pasi të bëhen ndryshimet e duhura kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, proces të cilin e ka bllokuar Lista Serbe tash e sa kohë.

Ndërkohë anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, që vijnë nga koalicioni qeverisës, u zotuan se sikur që është gjetur një mënyrë për ta çuar përpara Ligjin për “Trepçën” do të gjendet edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë ministri Demolli edhe një herë ka përmendur disa prej shtyllave kryesore për të cilat kanë rënë dakord rreth transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. “Sa i përket kohëzgjatjes, që është një ndër shtyllat kryesore, jemi dakorduar që ajo të jetë 10 vjet nga momenti kur bëhet aprovimi i amendamenteve dhe aprovimi i draftligjeve”, ka thënë Demolli, duke zbuluar shtyllat tjera të këtij procesi.

United Hospital

“Po ashtu jemi dakorduar që numri i pjesëtarëve nga 2500 sa janë aktualisht të rritet në 5 mijë. Ndërsa komponenti rezervë të rritet nga 800 në 3000. Kemi analizuar dhe planifikuar edhe buxhetin e tërësishëm të procesit të transformimit për periudhën 10-vjeçare dhe Qeveria e Kosovës edhe në mënyrë të shkruar ka garantuar se do ta përkrahë financiarisht tërë këtë proces”, ka thënë ministri Demolli.

Ai ka thënë se kjo Forcë nuk do të jetë kërcënim për asnjë nga vendet e rajonit.

“E tërë kjo është bërë me qëllim që Kosova të ketë një forcë të armatosur funksionale në bazë të standardeve të NATO-s, e pajisur me kapacitetet e saj mbrojtëse. Forcë e cila nuk do të paraqesë kurrfarë rreziku për asnjë vend në regjion. Kjo forcë do të jetë garantuese e stabilitetit sikur brenda vendit edhe në regjion”, ka thënë ministri Haki Demolli./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.