(F)Shihet kontrata

Asnjë qytetarë nuk erdhi në Ministrinë e Infrastrukturës për ta parë aneks-kontratën e autostradës Prishtinë – Shkup “Arbën Xhaferi” të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit Bechtel Enka. Edhe po të vinin, vështirë se do ta kuptonin, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Kontrata ishte shumë voluminoze në gjuhën angleze dhe pjesërisht e qasshme edhe për mediat dhe shoqërinë civile.
Nuk u lejua të fotografohej e as të merrej kopje e saj. Përveç që mund të lexohej nga të interesuarit nën monitorim të stafit të ministrisë.
Drejtori i institutit për studime të avancuara GPA, Agron Demi, ka thanë se në këtë mënyrë Ministria e Infrastrukturës bëri një shfaqje të turpshme, duke u munduar që të bindë publikun se projekti i autostradës “Arbën Xhaferi” është transparent…(Tribuna)