Mobi Casa

FSHF-ja zbulon pesë lojtarët më të shpejtë të Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit 2026, Bajrami i prin listës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Federata Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të kombëtares shqiptare në kualifikimet e rregullta për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli Grupin K në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e “play-offit”, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia.

Ndërsa, në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi. Megjithatë, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet të Shqipërisë gjatë takimeve kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.

Uji Dea

Sipas postimit në faqen e FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h.

Pas tij renditen lojtari nga Kosova, Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h.

Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte mbrojtësi Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.