GRANDEMALL

Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur.

Kur milioneri amerikan Forrest Fenn kishte marrë vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, kishte vendosur të bënte diçka jo të zakonshme. Një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej mbi një milion eurosh e ka groposur në një vend në SHBA dhe ka dhënë instruksionet se si mund të gjendet ajo.

FITORJA

Thesari i fshehur përbëhet nga monedha ari, diamantë dhe gurë të çmueshëm llojesh të ndryshme. Vendi misterioz është diku në afësi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico. Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur.

Një udhëzim tjetër që duket se nuk do të ndihmojë mjaft për të gjetur thesarin është ai se vendi i zgjedhur është në lartësinë mbidetare më shumë se 1500 metra. Lartësia mesatare mbidetare e shtetit New Mexico është 1700 metra. Ka tri vite që një numër kërkuesish të thesarit janë vënë në “gjah” por deri më tash nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.