UBT

Fshatrat Topanicë, Hodonoc dhe Poliqkë shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që fshatrat Hodonoc, Topanicë dhe Poliqkë në Komunën e Kamenicës, të shpallën vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2. Personat e diagnostifikuar me COVID-19 dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKSHPK për vetizolim.

Uji Dea

Rekomandohet Policia e Kosovës për mbikëqyrjen e tyre.
Sipas vendimit të Ministrisë obligohen të gjithë banorët të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Deri më tani në Komunën e Kamenicë janë shëruar 17 persona, ndërsa raste aktive janë 21.
#RriNshpi, kujdesu për veten dhe të tjerët ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/