Fshatrat serbe të Komunës së Ranillugut ndihmojnë të prekurit nga vërshimet

Gjilan – Apelit të komunës së Ranillugut për të ndihmuar zonat e përmbytura, i janë përgjigjur një numër i madh i njerëzve duke dhuruar ushqim, rroba, ushqim, ujë dhe furnizime të tjera.
Sipas zyrtarëve të Komunës së Ranillugut ndihmat tjera vazhdimisht po arrijnë nga të gjitha fshatrat serbe të Komunës së Ranillugut, raporton rajonipress.
Kryetari i Ranillugut Gradimir Mikiq edhe një herë u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për të vazhduar donacionet e tyre për të ndihmuar bashkëqytetarët e saj në Serbi.
Ndryshe përveç gjërave ushqimore dhe furnizimeve tjera që janë dhuruar deri tani sipas zyrtarëve të Ranillugut qytetarët kanë filluar edhe me mbledhjen e mjeteve financiare në gjithë komunën e Ranillugut.
“Me këtë rast, ne i kërkojmë nga të gjithë banorët e komunës së Ranillugut që pagesat t`i bëjnë në përputhje me mundësitë e tyre. Paratë dhe gjërat mund t`i sjellin në shtëpinë e kulturës në Ranillug, shtëpinë e Kulturës në Domarovc, në kafenen, “Bolji Zhivot” në Ropotovë të Madhe dhe në Shtëpinë e Kulturës në Kormijan” thuhet në njoftimin e Ranillugut.
Zyrtarët e Ranillugut kanë thënë se deri tani është mbledhur një sasi e konsiderueshme e rrobave, mbathjeve, ushqimit ujit dhe çdo gjë tjetër që është më se e nevojshme për të rrezikuarit nga përmbytjet.
“Komuna e Ranillugut falënderon të gjithë banorët, patriotët dhe humanistët të cilët ju përgjigjën ftesës së komunës duke kanë dhuruar artikuj të nevojshëm dhe mjete financiare” thuhet në njoftimin e komunës së Ranillugut. /rajonipress/