FITORJA

Fshatrat në Anamoravë që kanë mbetur pa banorë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dhjetëra fshatra në komunat e Anamoravës kanë ngelur pa asnjë banor ose me nga dy-tri familje. Në disa prej tyre nuk frymon më jetë njeriu. Në komunën e Gjilanit, fshatra pa banorë janë Burinca e Terziaj. Stançiqi ka vetëm 8 banorë. Në Kamenicë, pa asnjë banorë janë Kremenata dhe Velegllava e Poshtme. Gragjeniku ka vetëm dy banorë.

Kurse në Viti, pa banorë janë fshatrat Mjak e Vërnakolla. Vërnezi ka vetëm një banor.

Në të gjitha këto fshatra dikur kishte jetë e gjallëri, siç kishte edhe në Vërnakollë të Vitisë, ku tani mund ta takosh vetëm ndonjë prift që vjen për t`u kujdesur për kishën, ose ndonjë bari nga fshatrat përreth, që këtu vjen për kullosa, raporton rajonipress.

Vërnakolla është fshat në komunën e Vitisë, që ka ngelur pa banorë. Këtu nuk ka kush t`i gëzohet pranverës, nuk ka kush t`i mbledhë e t`i hajë frutat e vjeshtës dhe as ta shkelë borën e dimrit. Në këtë fshat shushurijnë vetëm trungjet e pemëve dhe ndonjë e lehur qeni që vije nga fshatrat më tutje.

ARKATANA

Vërnakolla ka plot shtëpi, por nuk ka banorë në to. Në këtë fshat nuk tymon asnjë oxhak. Bukurinë që sjellin këtu stinët e vitit, nuk ka kush ta shijojë më. Vërnakolla, fshat i tipit të shpërndarë, qëndron në mes të Stubllës e Letnicës, por për dallim prej tyre, këtu nuk ka jetë. Banorët kanë migruar dhe janë shpërngulur deri më një, viti pas viti.

Shtëpi të vjetra, të ndërtuara në shekullin e kaluar, por edhe shtëpi të reja, të ndërtuara së voni, tani kanë mbetur bosh. Ka edhe shtëpi të lëna përgjysmë. Banorët i lanë shtëpitë, sikurse që lanë dhe kishën në qendër të fshatit dhe ikën gjetiu për jetë më të mirë. Fshati i ka të gjitha të mirat, por nuk ka banorë, të cilët kanë nisur të largohen prej aty kaherë, por në numër më të madh, në fillim të viteve të nëntëdhjeta, në kohën kur kishte plasur lufta në Kroaci.

Ky trend i largimit të banorëve ka vazhduar edhe më vonë, me shqiptarët, për të mbetur i shkretë i tërë fshati. Vizitorë të vetëm janë meshtarët që kujdesen për kishën, apo ndonjë bari nga fshatrat tjera, që shfrytëzon kullotat në këtë zonë dhe barinjtë e ndryshëm, që gjatë verës vijnë këtu nga fshatrat tjera me kopetë e tyre të deleve. Këtu ka kullosa të mira. Ka edhe shtëpi të zbrazëta për banim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.