GRANDEMALL

Fshatrat e Vitisë përkrahin masovikisht LDK

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Fushata elektorale e LDK-së në komunën e Vitisë, në orët e mbrëmjes është përqendruar në pjesën lindore të komunës sonë, përkatësisht për aktivet dhe nëndegët e fshatrave Gërmovë, Gushicë, Vërban e Sodovinë. Ky tubim që grumbulloi qindra anëtar e simpatizantë të kësaj partie u organizua në bashkëpunim me shtabin zgjedhor të LDK-së dega në Viti dhe nën patronatin e kryetarit të degës së LDK-, njëherit kryetar i komunës Sokol Haliti, është mbajtur në Restaurant “Dajti” në Gërmovë.

Tubimi është përshëndetur nga kryetari i degës së LDK-së në Viti Sokol Haliti, i cili është shprehur i entuziazmuar me pjesëmarrjen e masive të anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve në këtë tubim, dhe ka falënderuar mysafirët nga qendra Hikmete Bajrami, Lutfi Zharku dhe Naser Rugova.

Haliti gjithashtu është shprehur se nuk ka më mirë se të kesh kandidat një kryetar, një luftëtar dhe një bijë dëshmori në listën e të kandidaturave. Është një kombinim i shkëlqyeshëm edhe i gjeneratave edhe i meritorëve dhe këto janë pikat referente të cilat do të bëjnë që këta kandidatë të votohen masovikisht me 8 qershor. Unë ju siguroj se ne për herë të parë pas shumë vitesh do të kemi përfaqësuesit tanë në parlamentin e Kosovës”,është shprehur Haliti.

Eco Higjiena

Ndërsa Naser Rugova nga kryesia qendrore e LDK-së ju ka bërë thirrje të pranishmëve ne tubim që të votojnë kandidatët e LDK-së nga komuna e Vitisë, sepse komuna e Vitisë meriton të jetë e përfaqësuar në parlamentin e Kosovës. Vitia meriton ti dëgjohet zëri në parlamentin e Kosovës dhe me besimin e madh ne ju dhe besimin ne zot, zëri i Vitisë do të dëgjohet fuqishëm dhe dinjitetshëm në parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kurse kandidatët për deputet nga dega e LDK-së në Viti dhe Kllokot, Musa Misini, Faruk Nura dhe Kosovare Azemi, kanë shpalosur para të pranishmëve vizionin e tyre politik, në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë premtuar se do të jenë afër qytetarit dhe do të punojnë në të mirë të komunës së Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.