Fshatrat e Kamenicës i japin mbështetje masive AKR-së
Kamenicë – Në dy fshatrat e Kamenicës, Roganë dhe Muqivërcë është treguar një interesim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e brendshme të AKR-së. Po marrim mbështetje masive nga fshatrat thotë Fatmir Matoshi.
Zgjedhjet e brendshme të AKR-së po përshkruhen me një interesim të madh. Kjo shihet të paktën në dy fshatra Rogën e Muqivërcë ku interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e AKR-së është treguar shumë i madh.
Sipas Fatmir Matoshit kryetar i AKR-së në Kamenicë ata mbështetje të fuqishme e masive kanë marrë në Muqivërcë ku kryetar është zgjedhur, Albert Thaçi dhe strukturat e nëndegës. “Kuvendi zgjedhor i kësaj nëndege dëshmia më e mirë për mbështetjen që AKR po e merr nga qytetarët në rrugëtimin për të marrë besimin për qeverisjen e komunës së Kamenicës” ka thënë Matoshi.
Edhe, Rogana, mori drejtim të ri politik, mbështetje masive për strukturat e reja të nëndegës së AKR-së ku kryetar u zgjodh Satmifer Kryeziu ka shkruar Matoshi./rajonipress/


