Fshatrat e Artanës bëhen me ujë të pijshëm

Gjilan – Po finalizohet projekti i ujësjellësit faza II-të në gjithsejtë pesë vendbanime të komunës së Novobërdës.
Komuna e Novobërdës në bashkëfinancim me organizatën e IOM-it janë duke implementuar projektin e ujësjellësit për vendbanimet , Bostan, Tullar, Qylkovc, Kllobukar dhe Makresh i Poshtëm.
Projekti ka të bëj me ndërtimin e sistemit për fshatin Bostan dhe funksionalizimin e sistemit në vendbanimet tjera si në Qylkovc dhe Tullar.
Drejtori i Shërbimeve Publike Sami Vllasaliu theksoi se me përfundimin e këtij projekti sistemi i ujit do të kaloj në menaxhimin e kompanisë regjionale të Gjilanit Hidromoravës”. “Vlera e përafërt e projektit kap shumën mbi 20.000 euro ndërsa për realizimin e këtyre punimeve është përzgjedhur kompania Infraplus Prishtinë. Me këtë projekt do të furnizohen me ujë gjithsejtë 130 ekonomi familjare në vendbanimet e lartshënuara ku ndër to është edhe komuniteti romë të cilët kanë pasur nevojë jashtëzakonisht të madhe pasi që uji ne puset e tyre ka qen i pa pijshëm” u shpreh Vllasaliu./rajonipress/