UBT

Fshatra , lagje , shkolla të mëdha e pensionist mbështesin Qemajl Mustafën

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, kandidati për kryetar Qemajl Mustafa dhe lista e kandidatëve për këshilltar komunal, ka marrë mbështetjen e fuqishme të pensionistëve, të shoqatave për personat me nevoja të veçanta “HENDIKOS”, lagja numër II, fshati Selishtë dhe Llashtica, pasi siç potencuan vetë ata, kandidati për kryetar është njeriu që e ka dëshmuar vetveten, se di të qeveris dhe se di të bashkëpunoj me qytetarët, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës është parti që ka ndryshuar realitetin e qeverisjes së Kosovës pakrahasueshëm për së miri dhe në shërbimin tonë.

Takime të shumta të organizuara për pritjen e kryetarit Qemajl Mustafa dhe anëtarëve të PDK-së në takime të ndryshme kanë marrë pjesë kryetari Qemajl Mustafa, shefi i shtabit zgjedhor Izmi Zeka, sekretarët e PDK-së dhe disa kandidatë për këshilltarë komunale.

“Qemajl Mustafa, është njeriu që do ta mbështesim dhe nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet, opsion që e kemi shikuar deri para disa ditësh, ishte fjala e pensionistëve. Të mirat e shumta që i ka sjellë për ne dhe mbështetjen që na ka dhënë në shumë aktivitete është obligim i yni që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tutje. Objektin modern, trajtimi i pakrahasueshëm për së miri, për ne personat me aftësi të kufizuara, trajtimi në shëndetësi, në punësim, në qasje të jetës publike, investime infrastrukturore, rregullim modern për kryerjen e punëve tona në shoqatë dhe shumë aktivitete të tjera jetike për ne janë ato që ne personat me aftësi të kufizuara së bashku edhe me familjet tona do t’i japim kryetarit Mustafa, në mënyrë që ai edhe më tutje të sjellë të mira për ne në veçanti, në kuadër të investimeve, por për të mira kanë ende nevojë edhe qytetarët e Gjilanit, ndaj nuk mund që dikush tjetër ta bëjë atë që mundet kryetari Mustafa, kandidatët për këshilltarë komunal dhe Partia Demokratike e Kosovës” thuhet në njoftimin e PDK-së.

Falënderues ishin edhe një pjesë e lagjes II, për investimet e bëra atje, duke kërkuar vazhdim të investimeve me këtë ritëm që ka ndodhur deri më tani, ngase ne si qytetarë e dimë se ajo që e bëni është në mundësit tuaja, ju gjithnjë kur i keni mundësit edhe punoni, ndërsa këtë të tjerët nuk e bënë asnjëherë.

E në fshatin Selishtë dhe Llashticë ishin falënderues për investimet në arsim, bujqësi, etj, duke mos dashur që ta krahasojnë fare këtë kohë me atë që ishte para kësaj qeverisje. Ne sot i gëzohemi një shkolle modern në Selishtë, kemi besimin e fortë se rruga do të realizohet ashtu siç ne e kemi kërkuar. Besojmë vërtet fuqishëm se kjo do të ndodhë, ngase siç thotë një fjalë popullore “çka vjen në kojshi prite në shtëpi”, për këtë ne jemi të sigurtë sepse Zhegra është rregulluar shumica dërmuese dhe tani është radha që të kemi edhe ne investime. I shohim mjaft mirë rrugët, trotuaret, gjelbërimin, bujqësinë, kanalizimin, ujësjellësin, shkollat e shumta, terrenet sportive e çka jo, ndaj ne për këtë jemi të vendosur ta mbështesim Qemajl Mustafën dhe PDK-në. Alternativë tjetër nuk ka.

Vetëm i verbëri nuk i sheh këto investime. Ne që i shohim tashmë e kishim të ndarë mendjen që nga viti 2008 që të ecim bashkë me PDK-në thuhet në njoftim.

FIDANISHTJA

Edhe disa shkolla të mëdha mbështesin Qemajl Mustafën
Mësimdhënësit e shkollave te mesme dhe fillore edhe njëherë tregojnë angazhim për fitoren e PDK-së dhe të kryetarit të Qemajl Mustafa, kështu janë deklaruar vet ata në takimet që kishte kryetari Mustafa, shefi i shtabit zgjedhor Zeka dhe sekretari organizativ Nevzati.

Me këtë rast kryetari Qemajl Mustafa, ka falënderuar për besimin që ata ofruan në mbështetje të tij edhe për mandatin e tretë, ngase siç kanë thënë ata, fitorja e PDK-së është zhvillim i hovshëm i arsimit gjilanas.

Mustafa ka thënë se ajo që ne kemi bërë me investime në infrastrukturë shkollore ishte një investim i domosdoshëm dhe emergjent sepse shkolla në Gjilan deri në 2008 ishte krejtësisht e degraduar. Investimet tona kanë bërë që sot të radhitemi të parët në shumë fusha të ndryshme në arsim dhe në shumë sektor të tjerë të Komunës së Gjilanit. Është përcaktim i yni si parti që investimet absolutisht të mos bien, por edhe më tutje të punohet në këtë drejtim edhe me më shumë intensitet. Ai tha se kryeministri Thaçi është zotuar që për këtë mandat 4 vjeçar të investoj në Gjilan 120 milion euro. Unë si kryetar besoj shumë në zotimin e tij, sepse procese të mëdha për Kosovën janë meritë së pari e Hashim Thaçit dhe e PDK-së. “Ju garantoj se besimin tuaj për qeverisjen e ardhshme do ta ndajmë së bashku, ngase ne jemi të interesuar të qeverisim bashkë me ju”, ka potencuar ai.

Ndërsa shefi i shtabit zgjedhor Izmi Zeka, ka thënë se këtë garë elektorale, jemi duke e bërë në mënyrën më demokratike. Jemi duke punuar ndershëm, fer dhe disponimi që shihet në mesin e qytetarëve është ai se ne jemi ata që do të qeverisim edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Besimi juaj na obligon që ne të jemi edhe më të fuqishëm. Besimi juaj dhe i qytetarëve të shumtë të Komunës së Gjilanit është ai që ne do të qeverisim dhe do të jemi fitues edhe në këtë garë të ardhshme. Ne fitoren e kemi të sigurt, sepse atë që premtuam bashkërisht e kemi realizuar, duke nisur nga infrastruktura shkollore, përzgjedhja e kuadrove e deri te ngritja e pagave. Besoj fuqishëm bashkë me ju, edhe në ngritjen e radhës të pagave për mësimdhënësit, shërbyesit civil, Policinë e Kosovës, FSK-në dhe shëndetësisë, sepse kur Thaçi premton ai e realizon. Ne jemi dëshmitar të premtimit për rritje të pagave për këto kategori në vitin 2010.

E sekretari organizativ, njëherit drejtor i Arsimit, ka thënë se qeverisja e PDK-së e ka thyer mitin e asaj që kryetari i Komunës është i paprekshëm dhe i padukshëm, mit të cilin e kishin instaluar të tjerët. Prioritet edhe në qeverisjen e ardhshme është arsimi, sepse vetëm me arsim arrihet zhvillim ekonomik, zhvillim i bujqësisë, i shëndetësisë, i kulturës, i artit, turizmit etj. ai tha se klima politike në Gjilan ishte dhe mbetet model për Komunat tjera të Kosovës.

Ndryshe të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave si të Mjekësisë, Ekonomisë, Arteve, Thimi Mitkos, Musa Zajmit etj, kanë dhënë mbështetjen e pakursyer për fitoren e madhe të PDK-së. Ata kanë premtuar angazhim të madh edhe në familje, lagje, farefis, shoqëri e gjithandej, që të votohet PDK, ngase alternativ tjetër të përafërt nuk ka. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.