FIDANISHTJA

Fshati Tugjec

/ 1 minutë lexim
HW

Nga Demir Krasniqi

Ku shkrepë Dielli dritë mëngjesi –
Mbi Gollak shtrihet Tugjeci !
Tugjecin me pesë mëhallë –
S’e harrojmë der’ sa t’ jem gjallë !

Refreni:
Ah, Tugjec, ah Tugjec –
Shoqi yt , kund nuk tu gjet !
Ah, Tugjec, ah Tugjec –
Porsi Dielli në mëngjes !
Lagja e parë quhet Krasniqi –
Ka rritë trima – lule fisi !
Lagja e dytë quhet Kosumi –
Ka rritë trima krahë pëllumbi !

Refreni:
Ah, Tugjec, ah Tugjec …etj.
Lagja e tretë quhet Pireva –
Ka rritë trima mbi këto treva !
Lagja e katërt quhet Ismajli –
Ka rritë burra – trima mali !

Uji Dea

Refreni:
Ah, Tugjec, ah Tugjec …etj.
Lagja e pestë quhet Buzaku –
Ka rritë trima , burra bajraku !
Ka rritë trima atdhetarë –
Që i njeh trungu mbarë shqiptarë !

Refreni:
Ah, Tugjec, ah Tugjec …etj.
N’ Tugjec m’ lidhin shumë kujtime –
Atje është vendlindja ime !
M’ ka rritë nëna n’ djep me kashtë –
Vendin tim më mësoi me e dashtë !
Refreni:
Ah, Tugjec, ah Tugjec …etj.

Gjilan, më 16.02.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.