FIDANISHTJA

Fshati Tugjec i Gollakut

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Demir Krasniqi (Përkushtime ndaj vendlindjes)

Këtë këngë që po e këndoj –
Fshatit tim po ia kushtoj !
Le ta mësojnë t’ rinjtë brez pas brezi –
Se si ishte dikur Tugjeci !

Ah, Tugjec – vendlindja ime ,
Nga ti , ruaj shumë kujtime !…
N’ ty u linda , u pagëzova ,
Abetaren n’ ty e mësova !

O, Tugjec , fshat i Gollakut –
Djemtë e tu të dolën hakut !
Ke dhanë burra të konakut ,
Ke dhanë burra të bajrakut !…

Ke dhanë burra trima t’ qarkut –
N’ mbrojtje t’ vendit , t’ nderit , t’ pragut !…
Ke dhanë burra t’ stafit , t’ mendjes ,
Ke dhanë burra t’ lapsit , t’ penës !…

Fshat si ti , mund t’ gjendet rrallë ,
N’ gjirin tënd ke pesë mëhallë !
Lagja e parë është lagja e Kurtit –
Ka pasë burra ndër ma t’ urtit !

Lagja e dytë , lagja e Kosumit –
Ka pas trima që s’ janë trembë plumbit !
Lagja e tretë , lagja Ismajlit –
Ka pas burra , trima t’ malit !

Lagja e katërt , është Pireva –
Shëmbëlltyrë mbi këto treva !
Lagja e pestë , lagja e Buzokut –
Shëmbëlltyrë n’ malësi t’ Gollakut !

N’ Tugjec pat shumë njerëz të mirë ,
Që kanë ardhë si muhaxhirë –
Nga shumë fshatra t’ Jabllanicës ,
Rrethi i Nishit dhe Toplicës !…

Për shumë fshatra në këto male –
Ishte qendër komunale !
Ma vonë mbet Bashkësi Lokale –
Për t’ u shuar dalëngadale !
Dikur moti , Kulla e Tugjecit –
Ishte mbrojtje e gjithë rrethit !
Ishte mbrojtje e shqiptarisë ,
Strehimore e ushtrisë !…

Kishte Hanin , Zyrën e Vendit ,
Ofiqarin për mbajtje t’ rendit !
Kishte shkollën dhe xhaminë ,
Kishte shitoret , farkëtarinë …

Zanatli e farkëtarë –
Në shërbim t’ bujqve fshatarë !
Kishte Shtëpinë e Shëndetit –
Për banorë kujdes të mjekit !

Uji Dea

Për shumë nxënës t’ fshatrave malore –
Kishte shkollë të plotë fillore !
Mësuesit e parë prej këtij katundi –
Nuhi Krasniqi e Zukë Kosumi !

Maliq Kurti trim i vërtetë ,
N’ muajin Tetor 1912 ,
Duke luftua n’ Kapi të Sfircës –
Na e vranë shkijet e Jabllanicës !

Hajdar Bajrami e Fejzë Brahimi –
Ranë viktima të një regjimi !
I lanë gratë pa burrë n’ konak ,
I lanë fëmijët pa babë bonjak !

Në Tugjec , në djep prej ahu –
U rritë Halil Fejzullahu !
Ishte trim e luftëtarë –
N’ fronte t’ luftës n’ vijë të parë !

N’ luftë t’ Kapisë , kundër zullumi –
Na u ka vra Arif Kosumi !
Bajram Kosumi djalë fisnik –
I burgosur politik !

Nga torturat prej Rankoviqi –
Ra viktimë Behlul Klaiqi !
Ali Buzoku n’ kufi t’ Shqipërisë –
Ra viktimë e tradhtisë !

Mbarë Tugjeci dhe Gollaku –
N’ lufta t’ ndryshme është larë prej gjaku !
Për viktima në këto treva –
N’ Tugjec prinë lagja Pireva !

N’ Kikë është vrarë Ahmet Pireva ,
N’ Gjilan është vrarë Bejtë Pireva ,
Në Prishtinë Asllan Pireva ,
Në Gjilan Zyhrije Pireva !…

Gjithandej kah valon bajraku –
Urojnë shqipet :”Rroftë Gollaku!
Bashkë me te , Tugjeci rroftë –
Kurrë për jetë mos u harroftë !”

Gjilan, më 26.05.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.