FIDANISHTJA

Fshati Pogragjë me aksion të gjerë për pastrimin e rrugës kryesore

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Këshilli i fshatit Pogragjë së bashku me shoqatën “Pogragja” kanë organizuar të dielën një aksion të gjerë të pastrimit që ka përfshirë rrugën kryesore Pogragjë – Gjilan.

Erduan Shabani i cili edhe i ka dërguar fotot e aksionit tha se janë të kënaqur me angazhimin e të rinjve dhe se aksioni i së dielës ishte i suksesshëm.

Uji Dea

Aksionit i janë bashkëngjitur shumë të rinj ndërsa pastrimi i rrugës ka filluar nga Pogragja në drejtim të Uglarit e Gjilanit./rajonipress/