Eko Higjiena

Fshati Pasjak në hall nga tymi kundërmues, banorët akuzojnë edhe inspeksionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për dhjetë ditë rresht kemi ambientin e njëjtë, pra është e pa mundur të hapësh dritare, apo të punosh në fushë nga tymi, i cili tmerrësisht kundërmon dhe dëmton shëndetin tonë. Pra ky është një krim i llojit të vet, përveç autorit të krimit, në këtë rast ka edhe bashkë-autor (me mosveprim) nga ana e Drejtorit të Inspeksionit, i cili vije pikërisht nga fshati ynë ka shkruar Skënder Zeqiri banor nga ky fshat.

Postimi i plotë i Skender Zeqirit

Në Shekullin e XXI-të, viti 2021, data 18 e muajit Maj, në fshatin Pasjak.
Për dhjetë ditë rresht kemi ambientin e njëjtë, pra është e pa mundur të hapësh dritare, apo të punosh në fushë nga tymi, i cili tmerrësisht kundërmon dhe dëmton shëndetin tonë.

UBT

Pra ky është një krim i llojit të vet, përveç autorit të krimit, në këtë rast ka edhe bashkë-autor (me mosveprim) nga ana e Drejtorit të Inspeksionit, i cili vije pikërisht nga fshati ynë.

Bashkëvendësit e mi, ju lutem kurdo që vëreni diçka të tillë paraqitni rastin në Polici 192 ose Zjarrfikësit 193.

Falënderoj shumë ekipin e Zjarrfikësve nga Gjilani, të cilët kanë ardhur në një kohë optimale për intervenim ku të njëjtit kanë fikur zjarrin në tërësi./rajonipress/