Fundamenti

Fshati Muçibabë nuk ekziston fare për Komunën e Gjilanit, shumë premtime e asnjë investim

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Idriz Rexhepi nga Muçibaba thotë se në këtë mandat të kësaj qeverisje lokale asnjë drejtor e as Alban Hyseni nuk është angazhuar për ta përmirësuar jetën në këtw fshat. Kanë premtuar rrugë e investime në bujqësi, po deri tash jemi nën mëshirën e zotit fshatrat Burincë, Lipovicë e Muçibabë thotë Idriz Rexhepi.

Po bëhen dy vite dhe qeverisja Komunale e Gjilanit ende se ka parë të udhës të vizitojë fshatrat kufitare Muçibabë, Lipovicë e Burincë.

Banorët e atjeshëm janë të zhgënjyer në Alban Hysenin dhe drejtorët komunal të cilët asnjëherë se kanë parë të udhës që të vizitojnë këto fshatra.

Eco Higjiena

Idriz Rexhepi nga Muçibaba thotë se ka dy vite qw këto fshatra nuk janë vizituar nga drejtorët komunale e as nga Alban Hyseni.

“Alban Hyseni gjithçka ka premtue, se do i rregullojë rrugët, se do të ketë investime në bujqësi, por deri në këto momente asnjë investim nuk ka ndodhur për këto tri fshatra kufitare. Jemi nën mëshirën e zotit, kurse kur ishte në qeverisje Lutfi Haziri e Qemajl Mustafën bile rrugët, e punët e bujqësisë na kanë ndihmuar. Me Alban Hysenin jemi të zhgënjyer shumë sepse na ka injoruar totalisht” tha Rexhepi./rajonipress/