UBT

Fshati Meshinë në Kamenicë hap mullirin e gurit për bluarje të drithit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Duke e parë aq të nevojshme bluarjen e drithërave, fshatarët e Meshinës së Komunës së Kamenicës kanë hapur mullirin e gurit për të gjithë ata që janë të interesuar të bluajnë drithërat e tyre.

Mullirët e gurit me shekuj kanë qenë pjesë e familjeve tona, nëpërmjet këtyre mullinjve qytetarët e Kosovës kanë bluar drithërat e tyre për familjet e tyre, por me modernizimin e kohës shumë mullinj në Kosovë janë mbyllur dhe janë shkatërruar, e këta mullinj në luftën e fundit të Kosovës kanë mbajtur gjallë shumë familje.

Mobi Casa

Me përhapjen e virusit COVID -19 shumë familje edhe pse po kanë drithë në hambarët e tyre nuk kanë mundësi ta bluajnë drithin e tyre pasiqë mullinjtë me rrymë janë të nxanun ose nuk punojnë fare në këto ditë të vështira.

Duke e parë aq të nevojshme bluarjen e drithërave, fshatarët e Meshinës së Komunës së Kamenicës kanë hapur mullirin e gurit për të gjithë ata që janë të interesuar të bluajnë drithërat e tyre.
“Në mullirin tonë gjatë luftës së fundit kanë bluar shumë qytetarë drithërat e tyre, në ato kohëra të vështira duke e parë interesimin e qytetarëve ne si familje shumë vite përpara e kemi rregulluar e riparuar që në kohëra të vështira të jetë funksional, me rastin e shfaqjes së virusit COVID -19 ky mulli edhe një herë është bërë pjesë e shumë qytetarëve për të bluar drithin, ne si fshat dhe familje bëjmë apel të gjithë ata që janë të interesuar të bluajnë drithërat në fshatin tonë mund të vijnë e të bluajnë, për ne është një nder të kontribuojmë edhe një herë për popullin në këtë kohë të virusit famëkeq COVID-19”, ka bërë të ditur njëri ndër familjarët e fshatit Meshinë, Hajrush Krasniqi./rajonipress/