ARKATANA

Fshati më i pastër në Kosovë tregon edhe anën humane, ndihmohen 7 familje skamnore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me mjetet e grumbulluara, janë ndihmuar 7 familje nga ky fshat me pako ushqimore, veshmbathje dhe ndihma tjera financiare.

Fshati Dobërçan tani më njihet një ndër fshatrat më të organizuara për shumë aktivitete në të cilat rinia e këtij fshati me angazhimin e tyre kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre të palodhshëm, këtë herë një grup i të rinjëve në fokus të tyre kishin familjet me nevojë kështu që me iniciativën e këtij grupi të rinjësh ata treguan se Dobërçani përveç tjerash është vend solidar, zemërgjerë, human dhe vend i bamirësisë.

Në prag të festës së fitër Bajramit sikurse vite më parë ky grup i të rinjëve edhe këtë vit pak ditë më parë filluan aktivitetin që kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar disa familje në nevojë, kësaj nisme ju bashkuan edhe banorët dhe bizneset e fshatit.

ARKATANA

Me mjetet e grumbulluara, janë ndihmuar 7 familje nga ky fshat me pako ushqimore, veshmbathje dhe ndihma tjera financiare.

Organizatorët e aksionit shprehen shume të lumtur nga mirësia dhe vullneti i mirë që shoqëron banorët e këtij fshati në çdo iniciativë në dobi të shoqërisë./rajonipress/