Uji Dea

Fshati më i pastër në komunën e Vitisë shpallet Ramjani

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komisioni komunal i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë bërë sot shpalljen e fshatit më të bukur, shkollës më të pastër dhe kopshtit më të mirë në komunën e Vitisë. Kjo ceremoni e përzgjedhjes së më të dalluarve, u bë me rastin e 5 qershorit Ditës së Mjedisit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këshillave të fshatrave të Komunës së Vitisë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka thënë se si Institucionet komunale kemi filluar me aksione për pastrim të ambientit dhe rregullim të hapësirave publik muaj më parë, ndërsa me pastrimin e hapësirave publike është filluar në ditën e tokës. “Ne i kemi dhënë prioritet krijimit të hapësirave të gjelbëruara, largimin e deponive të egra, mbrojtja e ambientit dhe do të jenë edhe më tej. Ju falënderoj për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj në mbrojtje të mjedisit”, tha kryetari Haliti.

Ai ka përmendur edhe punën që është bërë gjatë këtyre 5 muajve, ku kanë qenë të evidentuar 86 deponi të egra dhe ka theksuar se nuk do të lejojmë një gjendje të tillë siç ka qenë.

Përzgjedhja e fshatit më të bukur, shkollës më të pastër dhe kopshtit më të mirë është bërë nga komisioni komunal në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

GRANDEMALL

Lokaliteti më i pastër në komunën e Vitisë u zgjodh fshati Ramjan, në vendin e dytë fshati Kabash dhe vendi i tretë Stublla e Epërme. Shkolla më e pastër “Kenan Halimi” Skifteraj, në vendin e dytë “28 Nëntori” Vërban dhe vendi i tretë “Dëshmorët e 5 Prillit” Smirë. Ndërsa kopshti më i rregulluar dhe më i bukur Ramadan Iseni nga Radivojci, vendi i dytë Admir Frangu Sllatinë e Ulët, Vendi i tretë Ferid Bajrami Tërpezë.

Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit Dionis Ukaj, ka theksuar se kjo përzgjedhje është bërë për herë të parë në komunën tonë, ndërkohë që do të vazhdohet tani e tutje edhe në të ardhmen.

Më pas, të pranishmit vizituan edhe ekspozitën me fotografi të punëve që janë bërë nëpër fshatrat e komunës së Vitisë për rregullimin e hapësirave publike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.