Hidromorava

Fshati Lladova kujton 2 prillin e rënies së dëshmorëve 17 vjet më parë‏

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në 17 vjetorin e rënies, me një tubim madhështor, janë përkujtuar dëshmorët në fshatin Lladovë, që ishin pjesë përbërëse e kontributit të madh të lirisë së Kosovës, kështu u tha në fjalën e pjesëmarrësve të kësaj ngjarjeje.

Ky aktivitet ka nisur me homazhe tek përmendorja e dëshmorëve në hyrje të këtij fshati, e më pas ka vazhduar tubimi përkujtimor në shkollën e fshatit.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se lirisë së Kosovës është falë një kontributi shumë të madh që kanë dhënë dëshmorët e Grykës së Karadakut dhe Anamoravës në përgjithësi, e në veçanti dëshmorët e rënë nga Lladova.

“Sot e 17 vjet më parë e gjithë Kosova por edhe fshati Lladovë përjetoi tragjedi të madhe duke humbur më të dashurit tuaj, nga një regjim dhe forca të armatosura serbe. Në Lladovë u vranë, u masakruan dhe u torturuan në mënyrën më jonjerëzore këta banorë vetëm pse ishin shqiptarë. Dëshmorët në përgjithësi, por edhe dëshmorët e Lladovës, ranë për të mos vdekur kurrë. Ata për ne kanë vetëm ditëlindje. Edhe sot e asaj dite ankthi në familjen Ajeti vazhdon, sepse trupi i familjarit të tyre ende nuk dihet se kah u dërgua”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai ka thënë se përkujtimi për dëshmorët, përulja për ta, kujtimi i veprave të tyre, do të jetë përherë minimumi i asaj që bëjmë ne sot, në krahasim me veprën e tyre dhe sakrificën që bënë ata për lirinë dhe rrugëtimin e Kosovës.

Hidromorava

Ndërsa, Shefket Latifi, përgjegjës i shkollës në këtë fshat por edhe në emër të këshillit organizativ, ka thënë se “dëshmorët janë ata që me gjoksin hapur dolën para okupatorit për t’i bërë me dije se Lladova është rezistente ndaj qdo okupatori dhe se angazhimi i përhershëm i tyre ishte për liri. Frika për këta dëshmorë nuk ka ekzistuar. Gjaku i tyre është jeta jonë dhe garanca e lirisë së Kosovës”, ka thënë Latifi, duke spikatur ndihmën e madhe të dhënë nga SHBA-të dhe NATO, për UÇK-në.

Poashtu, në emër të shoqatës “2 prilli”, që vepron në Zvicër, të pranishmit i ka përshëndetur edhe Besnik Ajeti-Benz, i cili ka falënderuar të pranishmi që kanë nderuar këtë tubim, duke thënë se kontributi dhe sakrifica e dëshmorëve të luftës, veteranëve të UÇK-së dhe invalidëve, janë ato që neve na mundësojnë që sot të jetojmë e zhvillohemi të lirë.

“Falënderim i përhershëm për dëshmorët dhe të rënët në luftë për liri, por edhe për të gjithë të gjallët të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lirinë e vendit”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Më pas para të pranishmëve të shumtë është shfaqur një program i pasur kulturo-artistik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.