RCCOLA

Fshati Kokaj ndihet i anashkaluar nga institucionet komunale

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ata pak banorë që kanë mbetur në fshatin Kokaj ndihen të anashkaluar nga komuna e Gjilanit. Dëmet nga vërshimet janë të mëdha, por askush nga zyrtarët komunal nuk i ka vizituar ata për të parë rrugët e shkatërruara e jetën e rënduar pas vërshimeve.

Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në fshatin Kokaj, pas vetës kanë lënë shumë dëmtime rrugësh, duke e bërë pothuajse të paralizuar këtë fshat kufitar.

Jeta në këtë fshat edhe ashtu ka qenë e rënduar, por tani pas vërshimeve është edhe më e rëndë që të jetohet normalisht thonë banorët e mbetur atje.

Uji Dea

“Ne po e presim komunën që do e bëjë një vlerësim të dëmeve, por askush nuk na ka vizituar. Rruga është e dëmtuar shumë dhe jeta këtu është bërë e rëndë” tha një banor.

Banorët e mbetur thonë se nuk e kanë të qartë pse janë anashkaluar nga institucionet komunale, kur dëmet në këtë fshat kufitar janë të shumta dhe të mëdha./rajonipress/