ARKATANA

Fshati im në TV

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

E Diel, Njëzet Prill, Tetëdhjetë e Gjashtë – TV – Prishtina
Në fshatin tim bënë reportazh.

Kamera
Ngjitet përpjetë mbi male,
Kalon mbi shpate –
Pushon mbi një kodër ,
Fjala e gazetarit gërshetohet
Me film në një kuadër .
Sytë e mi para ekranit –
Bëhen katër !

Kuadri i parë:
Një rrugë e gjatë,
E mundimshme ,
Gjarpërore –
Me kthesa të shumta
Mbi brigjet kodrinore .
Një grup gazetarësh
Mysafirë janë nisë ,
Ajo i shpie thellë
Mu në zemër të Malësisë .
Si nuse e stolisur –
Dukej kjo Malësi !
Bukuri e rrallë –
Plot me begati !
Sa e këndshme dukej
N’ ekran kjo natyrë
Dhe fshatarët e mi –
Shikohen në “pasqyrë”!
Tok nëpër këtë rrugë ,
Shtegtojnë kujtimet e mia –
Deri në vendlindjen e shtrenjtë,
Ku më mbeti fëmijëria !…

Kuadri i dytë :
Dhe hop!
Kamera mu në majë të fshatit tonë:
-Mu në oborr të shkollës , ku kënga jehon,
– Mu në bibliotekë , ku nxënësi lexon ,
– Mu në ambulancë , ku mjeku shëron ,
– Mu para shitores , ku shitësi tregton ,
– Mu në Zyrë të Vendit , ku lindjet shënon ,
– Mu n’ ara të fshatit , ku bujqit lëvrojnë ,
– Mu në kope delesh , ku qengjat blegërojnë ,
– Mu në faqe mali , ku shtëpitë tymojnë …
– Mu në brigje shkëmbi – shtyllat elektrike ,
– Mu në ballë të odës – një “kuti magjike”,
– Mu në oda burrash – ku shtrohet mikpritje ,
– Mu në ballë t’ oxhakut – plak zemër fisnike !…
Dhe syri i kamerës prapë përmbi kodrinë –
Atje ku mësuesit mbjellin diturinë !
Me këngët e shkronjave –
Fëmijët rritën n’ këto male ,
Me krahë të shqiponjave
Dhe me abetare .
Dashuri në zemër –
Dituri gjithë fare .
Atje ku rinia –
Lëvrojnë diturinë !
Si lastarët rriten –
Këndojnë lumturinë !…

Kuadri i tretë :
Dhe ja –
Para kamerës sot:
Bujq e punëtorë ,
Brinjë e blegtorë ,
Arsimtarë e shkollarë ,
Teknikë e zyrtarë ,
Agronomë e mantel bardhë ,
Pilotë e ushtarë…
Të gjithë si në një fole –
Janë mbledhur tok !
Mbi faqet e mia –
U rrokullisën ca lot !
Lotët rrokullisen –
Nga vala e mallëngjimit !
Nuk janë lot të dhembjes ,
Por janë lot të gëzimit !
Prej kënaqësisë që ndjeva –
N’ këtë rrugë të përparimit !

Eco Higjiena

Kuadri i katërt :
Syri i kamerës ,
U fut ndër zabele –
Një bari me fyell
Dhe një tufë me dele !…
E shikoj me ëndje ,
Grigjën, atë bari –
Ashtu si dikur ,
Unë kur isha fëmijë !…
Kuadri i pestë :
Kamera pa u lodhur ,
Mbi male trupon –
Çdo gjë më të bukur ,
Syri i saj xhiron !…
Dhe ja Xha Bajrami *1)
Me një plis dhe shall –
Fare “pa koncept”,

Ai i flet ca fjalë !…
Me jone burrërie ,
Që shkrepnin si strall !
Syri vërr s’i bënte –
Këtij burri të rrallë !
Fliste për t’ kaluarën –
Sa shumë janë munduar !
Për luftërat me jetën –
Që kanë përjetuar !…
-Por, qe sot kuadro ,
Kem prej çdo strukture
Dhe shumë shpejt e reja –
Do t’ shkelë mbi t’ kaluarën !…
Fjalët e këtij plaku ,
Që s’i trembej syri –
Me mjeshtri i plotësonte
I riu – Zijadini *2) ,
Duke fol për planet
E një transformimi !…

Ai fliste me gjuhën
E zemrës së popullit ,
Që ta shohin dritën
Banorët e këtij truallit !
Për ambiciet , aspiratat
E t’ riut dhe plakut ,
Me gjuhën që flasin
Burrat e Gollakut .
Në oborr të shkollës –
I bien ziles Selmani !*3)
Para mikrofonit –
Veteran Limani !*4)
Nxënësit seç po nxisin –
T’ rreshtohen n’ oborr !
Shiko mësues Latifin *5) –
Me ditar në dorë !
Përballë shkollës s’ vjetër –
Një godinë e re ,
Lëshon shtat mbi male ,
Shkrepë dritë e hare !
Flet me admirim –
Drejtor Milazimi *6) :
“Me hapa gjigant ,
Po shkojmë kah arsimi !”
Të shëndoshë si molla –
Ngarendin fëmijët !
Shikojnë kah kamera –
Nuk ia ndajnë shikimet !
Në kokat e tyre ,
Ëndrra lindë për herë –
T’ bëhen kameramanë ,
Gazetarë, spiker !…
Të bëhen teknikë,
Minatorë, shoferë,
Të bëhen pilotë,
Doktorë, inxhinierë !…
Ëndërrimet e tyre –
Synim kah dituria !
Që në një të ardhme –
Të shkrepë dritë Malësia !
Dhe prapë një grusht lotësh
Mbi faqe rrokullisa –
Kur i pashë rrugicat ,
Hapat ku i nisa !
Aty ku fillova
Të luaj e këndoj ,
Aty ku fillova
Të shkruaj e lexoj .
Aty nën dritë prushi ,
N’ atë kasolle me kashtë –
Ku prindërit , mësuesi ,
Gjithmonë më kanë dashtë !
Më Njëzet të Prillit ,
Në Tetëdhjetë e Gjashtë –
TV – reporteri ,
Bënte reportazh !

*****Sqarim :
Këtë poemë, në shenjë kujtimi dhe nderimi, ia kushtova fshatit të vendlindjes sime, me rastin e shikimit të një reportazhi ekskluziv në Televizionin e Prishtinës (TVP), të përgatitur nga gazetari Bajram Smakaj, për emisionin “Bujku”, të emituar në TVP, më datën 20 Prill 1986.
Ishte hera e parë që shikova nëpërmes ekranit publik televiziv, një reportazh aq të bukur kushtuar fshatit tim – Tugjecit dhe emisioni i parë që u realizua në trevat e Malësisë së Gollakut.
*1) Xha Bajrami – ishte Bajram Pireva, shitës në shitoren e fshatit Tugjec.
*2) Zijadini – ishte Zijadin Krasniqi, ofiqar i Zyrës së Vendit në Bashkësinë Lokale të fshatit Tugjec.
*3) Selmani – ishte Selman Kosumi, punëtor ndihmës i Shkollës Fillore të fshatit Tugjec.
*4) Limani – ishte mësues veteran i Shkollës Fillore të fshatit Tugjec.
*5) Latifi – ishte Latif Krasniqi, mësues në Shkollën Fillore të fshatit Tugjec.
*6) Milazimi – ishte Milazim Matoshi, Drejtor i Shkollës Fillore të fshatit Tugjec.
Më 20.04.1986 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.