Fshati Çelik bëhet me rrugë të asfaltuar, kthehen shpresat e banorëve për jetesë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rreth dy kilometra rrugë janë asfaltuar në fshatin Çelik të Gjilanit. Shefket Bajrami aktivist dhe banor i saj tha se asfaltimi i rrugës kthen shpresat e banorëve për jetë më të dinjitetshme.

Mbi 100 mijë euro ka kushtuar asfaltimi i rrugës në fshatin Çelik e gjatë rreth 2 kilometra. Kështu thotë Shefket Bajrami aktivist dhe banor në këtë fshat kufitar. “Jemi vërtet të lumtur që sot po asfaltohet kjo rrugë e cila na lidhë edhe me rrugën kryesore Gjilan – Kumanovë. Asfaltimi i rrugës ka një domethënie jetike për banorët sepse kthen shpresat për jetesë dhe jetë më të dinjitetshme” tha Bajrami.

Bajrami ka falënderuar Lutfi Hazirin për mirëkuptimin e treguar dhe përkushtimin e tij që kjo rrugë të asfaltohet këtë vit, kurse për Rexhep Kadriun ka fjalët më të mira sepse ky investim është nga Ministria e Infrastrukturës. “Rexhep Kadriu e ka vizituar disa herë këtë rajon dhe na ka përkrahur vazhdimisht” tha Bajrami.

RCCOLA

Ndryshe ekzekutimin e punimeve e ka bërë kompania “Terzit” nga Kaçaniku.

Shefket Bajrami gjithashtu ka falënderuar edhe portalin Rajonipress, si mediumi i vetëm që ka shkruar me dhjetëra herë për kushtet dhe gjendjen e rëndë të banorëve të këtij fshati kufitar./rajonipress/