UBT

Fshati Bilinicë i harruar nga Komuna e Gjilanit, banorët të pakënaqur me qeverisjen komunale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Xheladin Shaqiri banor dhe aktivist nga Bilinica thotë se nuk ma merr mendja që kryetari Alban Hyseni e din se fshati Bilinicë i takon komunës së Gjilanit, sepse deri tani asnjë projekt dhe asnjë investim nuk ka ndodhur në këtë fshat.

Dikur ishte fshat i gjallë dhe i organizuar, por tani fshati Bilinicë është njëri ndër fshatrat më të shkelura dhe më të anashkaluara nga qeverisja komunale.

Ky fshat ka një kohë të gjatë që s`ka përftuar asnjë investim.

Mobi Casa

Xheladin Shaqiri banor dhe aktivist thotë për rajonipress se Alban Hyseni ka premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore se do të ketë investime. “Unë nuk kam marr pjesë në takimin që e ka pasur te ne, nuk e di çka ka premtuar, por banorët që kanë marr pjesë kanë thënë që çdo vit ka një projekt me realizuar, por deri sot s`ka asgjë konkrete” tha Shaqiri.

Shaqiri mendon se të harrohet një fshat që ndodhet përgjatë brezit kufitar është e pakuptueshme logjikisht. “Komuna duhet të mendoj në të ardhmen dhe mos ta harroj këtë fshat që dikur krijonte gjallëri dhe ishte shembull e model edhe për fshatrat tjera” tha Shaqiri./rajonipress/