UBT

Fryrja e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Garë e madhe është duke u bërë për statusin e veteranit e të invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shumë prej tyre, ndonëse të kontestuar ia kanë dalë të përfshihen në listën preliminare të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, apo të internuarit të UÇK-së. Për pasojë, pakënaqësi të shumta janë shfaqur pas publikimit të listave për pesë zona operative, atë të Llapit, Karadakut, Nerodimës, Shalës e Pashtrikut.

Ish-ushtarë të UÇK-së janë zhgënjyer kur në listat e këtyre zonave kanë hasur në persona që nuk ishin pjesë e UÇK-së dhe u bënë “veteranë”. Disa prej tyre morën këto statuse duke qëndruar gjatë luftës në vendet perëndimore. Të tjerë kanë marrë dy statuse, që është në kundërshtim me Ligjin nr. 04/L -261 për veteranët e luftës së UÇK-së. Faji për këto parregullsi ka rënë mbi komandantët e njësive, brigadave e të zonave të UÇK-së. Ata nënshkruan formularët edhe të atyre që ish-ushtarët e UÇK-së i konsiderojnë mashtrues.

Lufta e pasluftës

UBT

Probleme të shumta e kanë përcjellë procesin e verifikimit. Në njërën anë, zonave që iu publikuan listat për shkak të pakënaqësive me emrat brenda ose jashtë tyre, paralajmëruan edhe protesta për të kundërshtar përmbajtjen e tyre. Në anën tjetër, pati protesta për vonesën e publikimit të të gjitha listave.

Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, që e udhëheq Xhevdet Qeriqi, javën që shkoi organizoi protestë, në të cilën Qeverisë iu dha ultimatum për të publikuar të gjitha listat. Në të kundërtën paralajmëruan edhe protesta të dhunshme.

“Komisioni qeveritar ka afat 7 ditë për publikimin e listave të veteranëve, ndërsa menjëherë duhet të nisë zbatimi i Ligjit mbi vlerat e luftës, me pagesën e pensioneve në mënyrë retroaktive nga janari i këtij viti. Ndryshe, protesta tjetër do të jetë e dhunshme dhe unë do t’i prij kësaj proteste radikale”, ka thënë ai./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.