Frymëzohet Luana Vjollca!
Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca gjithmonë është veçuar për stilin e saj unik dhe shumë herë ka qenë si inspirim për vajzat e tjera për shkak të veshjeve të saj. Mirëpo kësaj here ajo ka filluar që të ‘kopjohet’ edhe nga vajzat e vogla.
Luana ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet se është e veshur me rroba sportive dhe me flokë të kapura në pjesën e lartë të kokës. E gjënë e njëjtë e ka bërë edhe një vajzë e vogël që quhet Rizela, transmeton Tibuna.
Kjo gjë e ka gëzuar këngëtaren e cila ka thënë se kjo vajzë është frymëzimi i saj. “Rizela e vogël ti je frymëzim për mua!”, ishte shkrimi i Luanës brenda fotos së postuar./Tribuna/


