HW

Frymën që unë dua

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Demush Mehmeti

Kur u dehën shpirtrat në vrapim pas trupave
ky i imi më zgjodhi mua
le të rri sa do vetë
sado që unë përherë e dua

Ky shpirt kështu si ma njihni
erdhi e ma mbështjelli gjithë kurmin
gjymtyrët m’i gjallëroi
të tillë ma ushqeu trurin

Shpirti im mua më dha jetë
të tërën me e jetu
më la të lirë
vetë t’ia jap frymën që unë dua

NË EPOPENË E SHPIRTIT

Në çdo epope të shpirtit tonë jemi aktorë
jeta s’dorëzohet
vdekshmëria sillët kot

Në epopenë e shpirtit
shohim tonat huqe
madhështinë e jetës kuptojmë

Në epopenë e shpirtit
shpirti s’është vet
Zjarri i dashurisë jetë e ndihmon

ARKATANA

SARA NUK ME LE TË SHKOJ

Pas plot tri ditesh ndejtje shtrirë
momente këto
siç thuhet
as lartë në qiellë
as në tokë

Morra vetin
brrofa e u ngrita ne këmbë
shpresoj
kendellja vazhdon

Sa shumë e dua jetën
Sara enëgjulli im mbrojtës
nuk më le te shkoj

Sara ma kërkon këngën
qingji vogël
e më thot
Baba të dua shumë shumë

KËNGËN MOS E NDAL

Sa të shkon zëri këngën mos e ndal
thuaja ëmbël plot
Luleve le të ju dridhen petalet
shkundjav aromën
shijoje si donë

Sa të bën hapi vrapo mos u ndal
ece botën e tërë
njihu më më të mirēn
më të ligën
njihe njeriun tënd

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.