FITORJA

Fruti që nuk duhet konsumuar nëse jeni me ilaçe

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Portokalli i kuq është një frut që përmban vitamina, por ai mund t’ju bëjë më shumë keq se sa mirë në rast se po merrni medikamente.

Fruti në fjalë përmban vitaminë A dhe vitaminë C, po ashtu një grusht të mirë me potasium.

Por megjithë benefitet shëndetësore që ky lloj fruti sjell për organizmin, prapë mbetet një zgjidhje e gabuar për ju! Në momentin që përzihet me disa medikamente të caktuara, lëngu i portokallit të kuq mund të shkaktojë efekte anësore mjaft të dëmshme.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Drogës në Shtetet e Bashkuara (FDA), lëngu i portokallit të kuq rrit potencialin e disa medikamenteve në trup.

GRANDEMALL

Ai bllokon një enzimë të domosdoshme dhe të nevojshme për shpërbërjen e përbërësve të medikamenteve.

Ndërsa në rast se konsumoni lëng të përbërë nga fruta të ndryshme atëherë duhet që të lexoni patjetër me kujdes përbërësit që shkaktojnë varësi në ilaçet që merrni.

Medikamentet që përdoren për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, presionin e gjakut, alergjitë, ankthin dhe aritminë janë më të rrezikshmet që mund të shkaktojnë reaksione të forta në rast se shoqërohen me lëng portokalli të kuq.

Kësisoj, në mënyrë të rreptë shmangni lëngun e portokallit të kuq teksa merrni medikamentet që trajtojnë sëmundjet e lartpërmendura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.