Fundamenti

Fruti që largon dhjamin e barkut, një në ditë është i mjaftueshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një avokado në ditë mund të kontribuojë në një shpërndarje më të shëndetshme të yndyrës në zonën e barkut tek gratë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Illinois, SHBA.

Në studim morën pjesë 105 të rritur me mbipeshë ose obezitet, të cilët konsumuan një vakt në ditë që përmbante avokado për një periudhë 12-javore.

Gratë që konsumonin avokado si pjesë e vakteve të tyre kryesore ditore shfaqën një ulje të yndyrës viscerale – një lloj yndyre e rrezikshme që rrethon organet në zonën e barkut.

Rezultatet e studimit, i udhëhequr nga profesori i Kineziologjisë dhe Shëndetit Publik në Universitetin e Illinois, Dr. Naiman Khan, u publikuan në revistën Journal of Nutrition.

Qëllimi i studimit nuk ishte humbja e peshës, por analiza e mënyrës se si trupi ruan dhe shpërndan yndyrën.

Duhet theksuar se në zonën abdominale akumulohen dy lloje dhjami: dhjami nënlëkuror (i vendosur poshtë lëkurës, më pak i rrezikshëm) dhe dhjami visceral (rreth organeve vitale, i lidhur me rrezikun më të lartë për diabet dhe sëmundje kardiovaskulare).

ARKATANA

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, me ndryshimin kryesor që njëra grup konsumonte një avokado të freskët çdo ditë.

Në fillim dhe në fund të periudhës 12-javore, studiuesit matën nivelin e dhjamit abdominal dhe tolerancën ndaj glukozës – një tregues i rrezikut për diabetin.

Rezultatet treguan përfitime domethënëse për gratë, të cilat shfaqën një reduktim të yndyrës viscerale dhe një përmirësim të raportit mes dhjamit visceral dhe atij nënlëkuror.

Në rastin e burrave, nuk u vu re ndonjë përfitim i ngjashëm, ndërsa toleranca ndaj glukozës nuk ndryshoi ndjeshëm as te burrat dhe as te gratë.

Studiuesit kanë në plan të vijojnë me kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë ndikimin e avokados në shpërndarjen e dhjamit në trup dhe për të sqaruar përse efektet ndryshojnë mes gjinive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.