Fundamenti

Frutat që ta kënaqin syrin dhe organizmin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nëse vuani nga migrena apo kërkoni ushqime për të humbur peshë, e që nuk kanë efekte anësore, atëherë përcaktohuni për ushqimet e freskëta që ju ofrojnë shumë përfitime mjekësore. Nëse nuk e dini cilat janë ato ushqime, në vijim jua shpalosim listën e tyre.

VISHNJAT

Ndoshta për nga madhësia janë të vogla, por këto fruta të kuqe me shije paksa të thartë, me ndihmën e substancave që posedojnë, trupin dhe organizmin jua mbajnë në gjendje të shëndoshë. Për shembull, vishnjat janë të mbushura me nutriente dhe vlera ushqyese që luftojnë inflamacionet, infeksionet dhe kancerin. Në bazë të studimeve shkencore, përbërësit e vishnjave parandalojnë formimin dhe përhapjen e tumoreve, pa shkaktuar dëme në qelizat e organizmit.

DREDHËZAT

Shumica e frutave me ngjyrë të mbylltë njihen për efektin e tyre pozitiv në sistemin kardiovaskular. Bazuar në studimet e ekspertëve, dredhëzat mund të ndikojnë në uljen shtypjes së lartë të gjakut si dhe relaksojnë enët e gjakut. Dredhëzat, e po ashtu edhe lëngu i tyre, ndikojnë mirë në qarkullimin e gjakut në arterien koronare. Nëse me të vërtetë kërkoni të keni një sistem të shëndetshëm kardiovaskular, atëherë për çdo ditë duhet të konsumoni nga tetë fruta.

MANAFERRAT

Një tjetër frutë e shëndetshme, që është vërtetuar se ndikon shëndetshëm në organizmin e njeriut, është manaferra. Kjo frutë me ngjyrë të errët posedon shumë substanca, që forcojnë sistemin imun, pastaj luftojnë radikalët e lirë duke i neutralizuar ata. Këto fruta po ashtu posedojnë potencial për ta luftuar kancerin dhe përhapjen e tij në prostatë, zorrë të trashë. Po ashtu, ekzistojnë fakte se manaferrat parandalojnë infeksionet bakteriale.

Uji Dea

SHALQIRI

Pos se freskon, shalqiri po ashtu ofron shumë dobi të tjera për shëndetin. Shalqiri posedon aminoacidet të cilat janë në gjendje t’i zgjerojnë enët e gjakut, ndikon në rregullimin e shtypjes së gjakut si dhe parandalon pikën në tru dhe infarktin. Po ashtu, ia ven të theksojmë se shalqiri është burim i fortë i likopenit, që ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë, që dëmtojnë trupin e njeriut.

GREJPFRUTI

Grejpi është përplot me vitamina, e po ashtu është i pasur me flavonoide dhe antioksidues. Këta komponentë mbështesin shikimin, ndikojnë të kemi një lëkurë të mirë dhe të shëndetshme, e po ashtu trupin tuaj e mbron nga kanceri në gojë dhe ai i mushkërive. Po ashtu, të gjithë ata që duan të humbin në peshë do të befasohen me dobitë e grejpit. Pos grejpit, edhe agrumet e tjera, si limoni dhe portokajtë, ndikojnë mirë për shëndetin tuaj

PAPAJA

Kjo frutë tropikale përmban enzimën me po të njëjtin emër, që ndikon shkëlqyeshëm në sistemin e tretjes së ushqimit. Me enzimat e saj të larta, papaja rekomandohet për të gjithë ata persona me çrregullime pankreatike. Papaja po ashtu njihet si frutë që ndikon shëndetshëm për lëkurën, duke reduktuar inflamacionet si dhe nxit shërimin e shpejtë të plagëve. Nëse keni probleme me psoriazë, papaja është një frutë që duhet ta hani për çdo ditë.