Eko Higjiena

Frutat që ndihmojnë në reduktimin e tensionit të gjakut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shikoni pse duhet të keni afër rrush, të hani rregullisht kivi, shalqi dhe pse banania është e mirë për tensionin tuaj të gjakut, shkruan Gazeta Zëri.

Rrushi

Shkencëtarët nga Qendra për Hulumtim të Metabolizmit dhe të Arterosklerozës në Louisville kanë zbuluar që ngrënia e rrushit tri herë në ditë mund ta ulë lehtësisht tensionin në raport me llojet e tjera të ushqimit. “Studimi ynë tregon që më parë duhet të zgjidhni rrush sesa ushqimet e tjera si krekerët ose biskotat e çokollatës”, tha dr. Harold Bays.

Kivi

Nëse konsumoni tre kivi në ditë do ta ulni tensionin e gjakut. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat të cilët kanë ngrënë kivi kanë pasur tension sistolik më të ulët të gjakut se ata të cilët kanë ngrënë mollë në hulumtimin e njëjtë. Dihet se kivi është i pasur me luteinë, çka do të thotë që ka veçori antioksidative.

Fundamenti

Bananet

Studimi i publikuar kohë më parë në revistën “Hypertension” ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit, i cili përmban kalium (bananet) sesa vetëm me shtesat e kaliumit. Shkencëtarët nga fakulteti i mjekësisë “St. George Medical” në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit, që në mënyrë natyrale gjendet në ushqim, kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut, si edhe personat që kanë konsumuar klorid kaliumi, i cili është në dispozicion vetëm në formë të shtesave.

Shalqiri

Shalqiri nuk është vetëm pemë freskuese, por përmban edhe shumë materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë fibrat, likopenet, vitaminën A dhe kaliumin. Një lloj i aminoacideve, që i përmban shalqiri, ka efektin e uljes së tensionit, shkruan në studimin e Universitetit në Floridë. Z/ERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.